Hasani: Me Ballkanin Perëndimor, BE do të jetë më i sigurt dhe konkurrues

Politikë | 2 vite më parë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme në Luksemburg.

Ministri Hasani në rrjetet sociale ka ndarë foto nga takimi me Kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, si dhe ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Nga sa bëhet e ditur nga vetë ministri mësohet se gjatë takimit ka rikonfirmuar edhe një herë, përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Hasani theksoi po ashtu se zgjerimi i BE-së është i një rëndësie kritike dhe me dobi për të gjitha palët.

“Me Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian do të jetë më i sigurt, më i fortë dhe më konkurrues”, shtoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme