Hasani në Nju-Jork: Shqipëria e përkushtuar të mbështesë paqen dhe sigurinë

Politikë | 2 vite më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në debatin e përgjithshëm të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ministri Hasani ka publikuar pamje nga salla plenare e OKB-së, teksa thekson se “Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë, duke mbrojtur të drejtat e njeriut”.

Si një trashëgimi e punës në Këshillin e Sigurimit, shkruan ai,  Shqipëria do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë, do të përforcojë ndihmën humanitare dhe do të promovojë një sistem multilateral më efektiv.

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme