Hasani takim me ambasadorin britanik: Forcojmë bashkëpunimin në sigurinë kibernetike

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka pritur në takim ambasadorin e ri britanik në Tiranë, Nick Abbott. Në fokus të takimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe rritja e investime britanike në Shqipëri.
“Takimi i shkëlqyer sot me ambasadorin britanik në Tiranë Nick Abbott. Ne vlerësojmë shumë lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona. Duke i uruar sukses në rolin e tij të ri, teksa presim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë dhe infrastrukturës dhe për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri”, shkruan Hasani në platformën X.
Nick Abbott u emërua ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë në fund të muajit gusht duke zëvendësuar Alastair King-Smith.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




