Hasani takim me kryetaren e Luginës së Preshevës: Mbështetja e Shqipërisë, jo vetëm politike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në takimin e zhvilluar me kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, rikonfimoi mbështetjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë Shqiptare ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.
Ministri Hasani theksoi se: “Mbështetja e qeverisë shqiptare do të jetë, jo vetëm politike, por edhe në nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe punësimit”.
Gjatë takimit, kryediplomati Hasani dhe kryetarja Sinani diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, social dhe ekonomik në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




