Hasani takohet me Presidentin e Rumanisë: Të rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Rumani është takuar me Presidentin Klaus Iohannis.

Biseda mes dyshes ëhstë përqendruar në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Nga ana e tij, Hasani ka shprehur vlerësimin e Shqipërisë për mbështetjen e Rumanisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Jam i kënaqur të nis vizitën time në Rumani me një takim shumë produktiv me Presidentin @KlausIohannis. Si aleatë të NATO-s, ne jemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Shpreha vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Hasani në rrjetin social X.

Gjatë vizitës së tij, Hasani do të zhvillojë takime dypalëshe edhe me zyrtarë të tjerë si: Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu; Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Catalin Predoiu, Ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu dhe me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit, Titus Corlatean.

Kjo vizitë, që pason vizitën e Ministres Oodbescu në Tiranë nëntorin e kaluar gjatë së cilës u nënshkrua dhe Plani i Veprimit 2024-2025, është shprehje e vullnetit të përbashkët për të intensifikuar me tej dialogun politik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme