Hasani takon në New-York stafin e Konsullatës: Të lehtësojmë dhe modernizojmë procedurat për qytetarët tanë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare në kuadër të zhvillimeve të sesionit të përvitshëm të OKB-së, është takuar me stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York, ku për periudhën janar – shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas.
“Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, ku vetëm për periudhën janar – shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas” shkruan në rrjetet sociale ministri Hasani.
Më tej ai nënvizon se, gjatë vitit 2024 janë kryer 107 mijë shërbime konsullore, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.
“Përgjegjshmëri e prioritet janë lehtësimi dhe modernizimi i procedurave konsullore për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Hasani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




