Hasi në prag festash, qytetarët: Ndërrimin e viteve do ta festojmë në shtëpi

Sociale | 3 vite më parë

Ditët festive në Has po priten me energji pozitive nga banorët, ndërsa familjarë të shumtë presin  të larguarit në emigrim për të festuar së bashku ndërrimin e viteve.

Në Has, atmosfera e festave duket se e ka gjallëruar vendin, lëvizjet e shumta në qytetin e Krumës, si dhe kthimi i emigrantëve në vendin e tyre në prag të ndërrimit të viteve që të jenë me familjet e tyre i ka dhënë një larmishmëri qytetit.

Banorët e Hasit po përgatiten për festat e këtij fundvit. Ata shprehen se ndërrimin e viteve do ta festojnë pranë familjarëve të tyre. “Shumë bukur po duket. Ardhja e emigrantëve ka gjallëruar qytetin. Natën e ndërrimit të viteve do ta festojmë në Has, pranë familjes”, shprehen qytetarët.

Bashkia Has ka zbukuruar pjesën më të madhe të qytetit me dekore festive duke i bërë më të bukura ditët e festive.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme