Hedhja e monedhave çokollatë në fushë, M’gladbach-Werder ndalet

Gjermani | 3 vite më parë

E pabesueshme në Gjermani, ndeshja mes Borussia Monchengladbach dhe Werder Bremen, e cila hapi javën e 15-të të Bundesligës, u ndërpre në minutën e 12-të dhe për rreth pesë minuta pasi tifozët vendas hodhën qindra monedha çokollatë në fushë. Ishte një protestë e fortë kundër vendimit të DFL, Federatës Gjermane të Futbollit, për të pranuar hyrjen e investitorëve dhe fondeve të huaja në kampionatin gjerman.

Më pas sfida ka nisur për të “dhuruar” një barazim 2-2. Të parët që shënuan ishin miqtë, të cilët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 7-të me anë të Borre. Por vendasit reaguan duke përmbysur gjithçka me një dopietë të Reitz, në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e pjesës së dytë(45’+5 dhe 49’). Werder arriti të gjejë barazpeshën në minutën e 76-të me anë të Ducksch, 2-2.

Banconote finte, lingotti d'oro e una caricatura di Agnelli: i tifosi del Borussia protestano contro le istituzioni calcistiche - foto 2

Banconote finte, lingotti d'oro e una caricatura di Agnelli: i tifosi del Borussia protestano contro le istituzioni calcistiche - foto 4

Banconote finte, lingotti d'oro e una caricatura di Agnelli: i tifosi del Borussia protestano contro le istituzioni calcistiche - foto 5


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme