Hekurudha Fier-Ballsh po shkatërrohet, banorët apel për të ruajtur këtë aset kombëtar

Sociale | 4 vite më parë

Përveç amortizimit, hekurudha jonë po njeh edhe dëmtimet dhe grabitjet nga keqbërësit. Rruga e hekurt nga Fieri në Ballsh, përveç shkatërrimit nga koha dhe mos mirëmbajtja tani është bërë pre edhe e grabitjes së shinave të hekurta.

Sipas banorëve të zonave të Krapsit, Plukut etj, zona ku kalon traseja, janë grabitur në disa segmente shinat. Është për të ardhur keq kanë thënë banorët që kjo pasuri kombëtare është katandisur në këtë gjendje.

Edhe pse prej vitesh ka ndalur së funksionuari lëvizja e trenave nga Fieri në Ballsh dhe anasjelltas vjedhja e shinave të hekurrudhës mbetet një fenomen i shëmtuar. Prej ndaljes së uzinës së Ballshit një degradim ka pësuar jo vetëm hekurudha por edhe rruga.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme