Helmohet gruaja e shefit të spiunazhit të Ukrainës

Gruaja e shefit të spiunazhit të Ukrainës, gjeneralit Kyrylo Budanov, Marianna Budanova, është helmuar, tha një zëdhënës i inteligjencës ushtarake të vendit. Andriy Yusov tha se disa punonjës të tjerë të agjencisë gjithashtu kishin simptoma të lehta të helmimit.
Raportet në mediat ukrainase nuk bëjnë me dije nëse Rusia dyshohet se qëndron pas sulmit të supozuar. Po ashtu nuk ka dyshime se Gjenerali Budanov mund të ketë qenë në shënjestër.
Gjenerali, i cili drejton Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës (DIU) të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, ka luajtur një rol kyç në planifikimin dhe ndonjëherë në ekzekutimin e operacioneve të mëdha ushtarake kundër forcave ruse, pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në shkurt 2022.
Një burim i inteligjencës ukrainase tha se Budanova po trajtohet në spital pasi u sëmur. Nuk është dhënë asnjë detaj për llojin e metalit të rëndë që dyshohet për helmimin e Budanovës./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




