Hemodinamika në spitalin e Shkodrës – Shërbim 24 orësh, në një muaj 50 raste urgjence

Sociale | 3 vite më parë

50 pacientë janë trajtuar si raste urgjente përgjatë muajit të fundit ku shërbimi i hemodinamikës ka kaluar 24 orësh. Drejtori i spitalit rajonal Senad Hallunaj tregon se ky ishte një ndër objektivat e vendosura për vitin 2024.

“Të gjitha urgjencat që kanë lidhje me trajtimin dhe diagnostikimin nëpërmjet koronografisë, ju ofrohet në 24 orë në spitalin rajonal Shkodër. Kemi 50 raste që janë trajtuar dhe janë shërbyer me cilësi”, tha Drejtor Spitali Rajonal Shkodër, Senad Hallunaj.

Kalimi i repartit paliativ po ashtu me shërbim 24 orësh si dhe krijimi i neurokirurgjisë janë disa prej synimeve që spitali më i madh në veri ka.

“Objektivi tjetër që kemi është trajtimi i të sëmurëve onkologjik sepse është rritur numri i tyre dhe mendojmë ti trajtojmë me dinjitet dhe korrektësi profesionale”, tha Senad Hallunaj.

Aktualisht spitali Rajonal Shkodër po përballon një fluks të shtuar duke mbuluar jo vetëm urgjencat por edhe shtrimet e pacientëve edhe nga Lezha e Laçi.

Gazetare: E.Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme