Heroi i Leicesterit, Kasper Schmeichel njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 39-vjeçare

Kasper Schemichel ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli. Portieri danez, i cili luajti një rol kyç në fitoren historike të Leicesterit në titullin e Premier Ligës në sezonin 2015-16, do të varë dorezat më 30 qershor, kur skadon kontrata e tij me Celtic. Schemichel pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull në shkurt dhe kishte lënë të kuptohet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit.
Njoftimi zyrtar erdhi gjatë një interviste me transmetuesin danez TV 2: “Kam konsultuar disa kirurgë dhe specialistë për shpatullën time, dhe ata më kanë shpjeguar se nuk duhet të pres të luaj përsëri në nivelin më të lartë. Kam menduar shumë për këtë, por mendoj se është koha e duhur për t’u larguar”.
Emri i tij është i lidhur me sezonet në Angli me Leicesterin, nga viti 2011 deri në vitin 2022, nga ngjitja në Premier League deri te titulli kampion, duke arritur në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe duke fituar FA Cup.
Karriera e tij në klub përfundoi si kampion me Celtic, ku fitoi dy tituj lige (këtë vit në ditën e fundit), një Kupë skoceze dhe një Kupë të Ligës skoceze. Paraqitja e tij e fundit ndërkombëtare ishte një humbje kundër Skocisë në ndeshjen vendimtare kualifikuese të Kupës së Botës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




