Hetim ndaj Kristi Noem, demokratët kërkojnë shkarkimin: Politikat e saj të deportimit rrezikojnë sigurinë kombëtare

Amerikë | 9 muaj më parë

Tensionet politike në Dhomën e Përfaqësuesve janë përshkallëzuar ndjeshëm këtë të mërkurë. Demokratët kanë njoftuar zyrtarisht nisjen e një hetimi ndaj Kristi Noem, duke e akuzuar atë për zbatimin e politikave agresive të emigracionit dhe deportimit.

Bennie Thompson, demokrati më i lartë në Komitetin e Sigurisë Kombëtare, doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me ligjvënësen e Minnesotës, Ilhan Omar, për të denoncuar veprimet e fundit në Minneapolis dhe qytete të tjera.

Akuzat e rënda

“Kristi Noem duhet të mbahet përgjegjëse,” deklaroi Thompson. Sipas tij, sjellja e saj nuk është thjesht politike, por përbën një kërcënim real.

“Sjellja e saj ka rrezikuar rëndë sigurinë e Shteteve të Bashkuara, popullit të saj dhe institucioneve të saj qeveritare,” theksoi ai.

Nisma për shkarkim

Përtej hetimit, demokratët po përgatisin edhe hapa ligjorë konkretë. Dhjetëra ligjvënës demokratë kanë nisur nënshkrimin e një legjislacioni që kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Noem nga detyra, duke e kthyer këtë në një betejë të hapur institucionale mbi mënyrën se si po trajtohen emigrantët në SHBA.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme