Himara voton të dielën, materialet zgjedhore gati për shpërndarje

Banorët e Himarës do i drejtohen kutive të votimit të dielën, për të zgjedhur kryetarin e tyre mes kandidatëve Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria.
Në bashkinë jugore janë rreth 23 mijë qytetarë me të drejtë vote.
Një ditë më parë Komisioni Qendror Zgjedhor mundësoi mbërritjen e materialeve zgjedhore. Votimi do të kryhet nëpërmjet identifikimit elektronik të zgjedhësve, ndaj për këtë proces janë dërguar edhe pajisjet përkatëse me kamerat monitoruese.

Zëvendëskryetarja e KZAZ-së nr. 88, Irina Bejdo, deklaroi të shtunën për RTSH se deri tani procesi ka qenë i rregullt dhe përgatitjet për orën 15:00, kur do të kryhet shpërndarja, janë drejt fundit.
Qendrat e votimit më të largëta në bashkinë e Himarës janë ato të Horë-Vranishtit. Fshati Tërbaç, rreth 60 minuta larg KZAZ-së, po bën gati edhe monitorët e numërimit në 4 tavolina.
36 qendrat e votimit nesër do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




