Himarë, Berisha: Vota për kandidatin e opozitës, votë për pronat e të drejtat tuaja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një tubim me qytetarët të premten, i bëri thirrje komunitetit himariot të votojnë të dielën në zgjedhjet për kryetar Bashkie të Himarës kandidatin e opozitës, Petraq Gjikurinë.
Silas Berishës, “vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për të mbrojtur pronat tuaja”.
“Qytetare dhe qytetarë të Himarës, vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për pronat tuaja. Është votë për të drejtat tuaja.Vangjel Tava nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm një kukull të Edi Ramës, që emërohet aty vetëm për Gjipenë”, nënvizoi Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




