Himarë, fshati Nivicë me perspektivë turizmin

Sociale | 6 vite më parë

Nivicë quhet një fshat në rrethin e Himarës. Fshat mes kodrave të veshura me plantacione me ullinj dhe portokalle. Dikur me popullsi prej rreth 1.200 banorësh dhe 230 banesash e tani me rreth 150 shtëpi.

Nivica me një pamje krejt të veçantë, është një nga fshatrat që kanë ruajtur karakteristikat e vjetra, me rrugët karakteristike të ngushta, me kalldrëm guri, në anët e të cilave ngrihen muret e avllive të shtëpive me kopshtet me pemë të shumta që i shtojnë bukurinë fshatit.

Me banorë tepër të dashur që dinë të mirëpresin këdo shkel në fshatin e tyre, banorë puntorë dhe luftarakë që merreshin e vazhdojnë të merren më blegtori dhe bujqësi për të fituar të ardhura për familjet e tyre.

“Nivica është një fshat 100 vjeçar, me tradita, e kulturë. Banorët e duan punën. Janë dashamirë dhe të urtë. Në kohë të monizmit, Nivica ka patur rreth 1.200 banorë në rreth 230 shtëpi. Më përpara njerëzit që jetonin këtu, merreshin me bujqësi e blegtori. Të gjitha kodrat që duken nga fshati, kanë qenë me agrume që u shkatërruan vitet e tranzicionit të demokracisë dhe tani pak njerëz kanë filluar të mbjellin diçka.

Tani në fshat kanë ngelur shumë pak banorë, shumica janë të moshuar, shumë pak të rinj. Ata janë larguar në mërgim dhe që të kthehen është shumë e vëshrirë. Banorët që kanë ngelur këtu ndërkohë vazhdojnë të merren me bujqësinë”, shprehet Lefter Papagjika, banor i këtij fshati.

“ Turizmi është perspektiva e vetme që ka fshati ynë. Falë bukurive natyrore që ka por edhe objekteve të kultit tërheq vëmendjen e vizitorëve. Por duhen më shumë investime në fshat që turizmi të zhvillohet më shumë”, shprehet Janaq Vjeri një tjetër banor.

 

Në Nivicë sipas banorëve, vitet e fundit janë bërë shumë investime. Ndërkaq turizmi është sektori që këta banorë shikojnë si perspektivë për të ardhmen e tyre. Zhvillimi i turizmit thonë ata, është edhe një shpres që të rinjtë të kthehen në fshat duke investuar në bujtina familjare që do të mirëprisnin vizitorët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme