Himarë, kryeministri Rama ndan pamje të plazhit mbushur me turistë

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ndau të dielën në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Himarës, ku edhe gjatë shtatorit vijon të frekuentohet nga pushuesit.

“Himara këtë fundjavë bosh fare”, shkruan Rama, duke iu përgjigjur indirekt pretendimeve për rënie të numrit të turistëve që frekuentojnë bregdetin shqiptar gjatë këtij viti turistik.

Himara vijon të mbetet një ndër destinacionet kryesore të pushuesve vendas e të huaj, të cilët vlerësojnë në këtë sezon cilësinë e lartë të shërbimeve, pastërtinë e plazheve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme