Histori suksesi në Lushnje – Ndërmarrja më e madhe industriale punëson 80 gra e vajza

Pas 27 vjetësh në emigrim Mariglen Zaka nga Divjaka, kthehet në vendlindje si biznesmen. Sot ai nuk është më djali 13 vjeçar i cili iku në vitin 1997 me gomone drejt Italisë, por një biznesmen i konfirmuar në tregjet botërore.
Eksperiencën e tij në fushën e industrisë së lehtë, e ka sjell në zonën e Plukut duke punësuar 80 gra .
Ato vijnë nga të paktën 15 fshatra të Lushnjës dhe Divjakës, pjesa më e madhe e të cilave i largohen bujqësisë për të punuar për herë të parë në proceset industriale.
Të punësuarat janë të gjitha femra dhe synimi është që numri i tyre të arrij deri në 200 për një vit. Mariglen Zaka u ka mundësuar transportin urban. Për atë, gratë janë sfiduese në proceset e punës.
Krahu i lirë i punës dhe taksat e ulëta, janë arsyet që një pjesë e biznesit sjellin investimet në Shqipëri. Kjo është ndërmarrja më e madhe industriale e punësimit të grave në Lushnje .
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




