Hodhi pistoletën nga makina në taracën e lokalit, kapet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga Policia pasi qarkullonte me armë me vete.
Policia bën me dije se 23-vjeçari A.M., për t’iu shmangur kontrollit të efektivëve ka hedhur pistoletën nga automjeti në taracën e një lokali.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës dhe një kapsollë detonator.
“Në vijim të kontrolleve të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i Ligjit”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se drejtuesi i një automjeti lëvizte i armatosur, kanë ngritur pika kontrolli për lokalizimin e mjetit.
Drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij, në taracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar shtetasi A.M., 23 vjeç, banues në Burrel”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




