Homazhe për 22-vjeçaren iraniane në Berlin! Borrell, Scholz dhe liderët europianë këndojnë “Bella ciao”

Botë | 4 vite më parë

Kongresi i Partive Socialistë Europiane e zhvilluar në Berlin ka mbyllur punimet e tij përmes një homazhi kushtuar 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini, e cila u vra nga dhuna policore për shkak se nuk kishte veshur hixhabin në ‘mënyrën e duhur’.

Me këngë “Bella Ciao” në shenjë triumfi për lirinë dhe jetën,  ajo u këndua në disa gjuhë përfshire edhe atë perse. Të pranishmit në sallë mes tyre edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, presidenti i ri të PES, Stefan Loefven dhe shumë lider të tjerë europian, mes tyre edhe Edi Rama janë ngritur në këmbë duke duartrokitur dhe kënduar.

Vdekja e 22-vjeçares ka nxitur prej një muaji protesta masive në Iran, ku kanë humbur jetën dhjetëra njerëz nga dhuna ne policisë në përpjekje për të shtypur revoltën popullore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme