HSBC thotë se mund të tarifojë për llogaritë rrjedhëse

Ekonomi | 6 vite më parë

Banka më e madhe e Evropës, HSBC, ka thënë se mund të fillojë të tarifojë për “shërbimet themelore bankare” pasi raportoi një rënie prej 35 përqind të fitimeve tremujore, shkruan BBC.
Banka tha se po shqyrtonte tarifimin për produkte të tilla si llogaritë rrjedhëse, të cilat janë falas për klientët në Mbretërinë e Bashkuar.
Shefi i financave të bankës tha se HSBC po humbte para për shumë prej klientëve të saj në disa tregje. Ai gjithashtu tha se do të përshpejtojë planin e tij të ristrukturimit, duke ulur kostot më tej sesa sugjerohej më parë.
HSBC raportoi një rënie prej 35% të fitimit para tatimit gjatë tremujorit të tretë të vitit në 3.1 miliard $ (2.3 miliardë), ndërsa të ardhurat ranë 11%.
Së bashku me bankat e tjera, HSBC ka parë fitime të goditura në mes të një ambienti me norma interesi në nivelin e poshtëm, dhe kështu tani po shqyrton mënyra të tjera për rritjen e të ardhurave.
“Ne do të duhet të shohim tarifimin për shërbimet themelore bankare në disa tregje, sepse një numër i madh i klientëve tanë në këtë mjedis do të na humbin para”, tha zyrtari kryesor financiar Ewen Stevenson.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme