Humbi ndjenjat në protestë, Gjekmarkaj del nga spitali: Policët më shtynë brutalisht

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë tubimit të opozitës në Tiranë ka dalë nga spitali duke thënë se oficerët e policisë e kanë shtyrë brutalisht duke e rrëzuar në tokë.

Ai vuri në dukje se është rrethuar nga një grup i madh policësh, të cilët sipas tij e kanë shtyrë dhe më pas ka humbur ndjenjat.

“Ju thashë mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nën Kryetari i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog Universiteti me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palestër, ndaj bëni kujdes”, theksoi ai, duke shtuar se “më shtynë me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës duke më ngritur gati në ajër mua”, thekson në reagimin e tij Agron Gjekmarkaj.

Ai shpjegon se nuk u ndie keq për shkak se kishte probleme shëndetësore, por sipas tij, si pasojë e veprimeve të efektivëve.

“Më ka mbetur në kujtesë egërsia në shikim e dy tre oficerëve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozitës në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kundër pushtetit të tyre se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë mënyrë pa një urdhër politik”, shkruan Gjekmarkaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme