Hungari, Ocon triumfon në garën e surprizave

Një garë rekordesh, a paregjistruar më parë në Formula 1. Shumë situata të ndryshme të paparashikuara duke nisur që me përplasjet në fillim dhe rikthimi i një makine të vetme në pistë me goma të ndërmjetme për pistë të lagur pasi të tjerët preferuan të niseshin nga bosket me goma për pistë të thatë dhe në fund, ruleta ruse i buzëqeshi, Esteban Ocon për suksesin e parë në karrierë dhe një sukses abolut për skuadrën Alpine.
Vendi i dytë për Sebastian Vettel, ndërsa Leëis Hamilton limitoi dëmet duke u renditur në shkallën më të ulët të podiumit duke u rikthyer në krye të klasifikimit botëror dhe Max Verstappen tashmë të shkëputur në vendin e dytë me 6 pikë më pak pasi në Hungaroring nuk shkoi më lart se vendi i dhjetë.
Gara nisi me incidentin e Botas me Stroll që nxorrën jashtë loje Leclerc, Norris e Perez ndërsa Ricciardo dhe Verstappen rindërtuan strategjinë e tyre duke u rinisur nga fundi ma makinat e dëmtuara. Gara rinisi me pistën e thatë ku vetëm Hamilton vendosi të rinisej nga starti në një situatë surreal por britaniku u rikthye në bokse për të të vendosur gomat e pistës së thatë për ta parë veten në vendin e fundit.
Ky ishte momenti kur Hamilton nisi të rikuperonte pozitcionet njëri pas tjetrit duke u ngjitur deri në vendin e tretë pasi ia rrëmbeu Alonsos në metrat e fundit dhe arrin kështu të grumbullojë pikë shumë të rëndësishme për llogaritë finale të sezonit. Në xhirot e fundit, Ocon dhe Vettel dueluan për fitoren. Spektakël i pastër gara e çmimit të madh të Hungarisë që u tramsmeua drejtëpërdrejtë në RTSH 1 HD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




