Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA – Trump vendosi taksë globale 10% pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Amerikë | 7 muaj më parë

Nga mesnata e së martës kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të SHBA-së mbi mallrat e importuara, ndërsa Presidenti Donald Trump u përpoq të rindërtonte axhendën e tij tregtare pasi Gjykata e Lartë vendosi kundër tyre, duke u shprehur se presidenti ka tejkaluar autoritetin e tij. Niveli i tarifës së re është 10$ më i ulët se sa pritej, pasi Trump tha të shtunën se do të vendoste një taksë prej 15% ndaj mallrave që hyjnë në SHBA, por nuk nënshkroi një urdhër ekzekutiv.

Ndërkohë presidenti 79-vjeçar paralajmëroi partnerët tregtarë të mos luajnë lojëra duke u tërhequr nga marrëveshjet tregtare të dakordësuara së fundmi, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi tarifat e tij gjithëpërfshirëse duke thënë se do t’ua rrisë taksat. Kërcënimi  i tij erdhi në një kohë kur vende të ndryshme në mbarë botën po vlerësojnë ndikimin e vendimit dhe po shqyrtojnë se cilat tarifa dhe marrëveshje tregtare do të mbeten në fuqi.

Në urdhrin ekzekutiv të nënshkruar të premten thuhet se detyrimi i  përkohshëm mbi importet synon të  adresojë problemet themelore ndërkombëtare të pagesave dhe të vazhdojë punën e administratës për ribalancimin e marrëdhënieve tregtare të SHBA-së në dobi të punëtorëve, fermerëve dhe prodhuesve amerikanë.

Trump pritet të mbajë fjalimin vjetor për Gjendjen e Kombit këtë të martë, ku pritet të prekë edhe tek çështjen e tarifave, për të cilat thotë se janë të domosdoshme për të ulur deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme