Hyrja në Mal të Zi, dokumentacioni për covid, penalizon dhjetëra punonjës ditorë

Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra qytetarë nga Shkodra, sërish janë gjendur në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, për të kaluar në Mal të Zi, por nuk janë lejuar. Shkaku mbetet i njëjtë. Nuk disponojnë dokumentacion sipas përcaktimeve të shtetit malazez, për shkak të situatës Covid 19:
Mali i Zi ka forcuar masat në kufi një ditë më parë. Për të hyrë në këtë vend çdo shtetas duhet të vërtetojë se ka kaluar dy javë nga vaksinimi i plotë, ka kaluar covidin, ose të paraqesë testin molekular apo antigen negativ. Këto teste edhe në Shqipëri kanë kosto të njëjtë, ndaj së paklu deri në një vendim të dytë nga shteti fqinj, askush nuk mund të hyjë në tokën malazeze.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




