I burgosuri palestinez Khader Adnan vdes në burgun izraelit pas grevës 87-ditore të urisë

Botë | 4 vite më parë

I burgosuri palestinez Khader Adnan , një komandant i Xhihadit Islamik, i cili u bë simbol i rezistencës palestineze ndaj politikave izraelite, vdiq të martën pas 87 ditësh grevë urie.

Adnani, 45 vjeç, kishte qenë në grevë urie që nga arrestimi i tij më 5 shkurt, dhe ndërsa ishte në paraburgim ai refuzoi të bënte kontrolle mjekësore, tha Shërbimi i Burgjeve izraelite në një deklaratë duke njoftuar vdekjen e tij.

Ai u gjet i vdekur në qelinë e tij herët të martën pas grevës gati 3-mujore të urisë.

Shoqata e të burgosurve palestinezë njoftoi gjithashtu vdekjen e Adnanit, duke thënë se “pushtimi izraelit vrau Sheikh Khader Adnan”.

Ai u arrestua në shkurt me dyshimin për anëtarësim në një organizatë terroriste, mbështetje për terrorizmin dhe nxitje, thanë autoritetet izraelite.

Grupi militant palestinez i mbështetur nga Irani është përgjegjës për vrasjen e shumë njerëzve në Izrael në sulme vetëvrasëse me bomba dhe sulme me raketa.

Pas lajmit për vdekjen e tij, partitë politike palestineze njoftuan një grevë të përgjithshme në Bregun Perëndimor si një ditë zie për Adnanin, me mbylljen e shkollave, universiteteve dhe dyqaneve citon CNN.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme