I dënuar për trafik kokainë, ekstradohet nga Italia 48-vjeçari

Aktualitet | 2 vite më parë

Armand Dani alias Armand Isaj është ekstraduar nga Italia për të vuajtur dënimin në Shqipëria ku është dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine.

48-vjeçari, i lindur në Shkodër, është dënuar nga Gjykata e Novarës, në 2023, e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48-vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Armand Dani në bashkëpunim me të tjerë, siguronte kokainën në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali.

Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.

Ai u ekstradua në Rinas ku do të vuaj edhe pjesën e mbetur të dënimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme