I ftohti në Korçë, mësimi zhvillohet normalisht në të gjitha institucionet arsimore

Sociale | 3 vite më parë

Procesi mësimor ka vijuar normalisht në të gjitha institucionet arsimore të qarkut të Korçës, përfshi edhe ato të zonave të thella malore, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë shoqëruar ditët e fundit juglindjen e vendit. 
 
Në asnjë prej institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilat kanë të siguruar ngrohjen deri në përfundim të periudhës dimërore, nuk ka patur probleme. 

Vetë nxënësit shprehen se ngrohja nuk ka munguar. Deri tani nuk janë njoftuar për reduktim të orëve mësimore nga institucionet arsimore.

Burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar në Korçë bëjnë të ditur se veç procesit mësimor në vemendje  ka qenë edhe transporti i nxënësve. Në disa zona nxënësit janë te detyruar të lëvizin nga njëri fshat në tjetrin për të shkuar në shkolla.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme