I hapi rrugën turistëve të bënin foto, 13-vjeçari në Arizona i shpëton rënies nga 30 metra lartësi në kanion

Botë | 3 vite më parë

Një djalë 13-vjeçar ka mbijetuar pasi rrëshqiti dhe ra nga 30 metra lartësi në Parkun Kombëtar Grand Canyon, në shtetin amerikan të Arizonës.

Ekuipazheve të shpëtimit iu deshën dy orë për të nxjerrë Wyatt Kauffman, pasi ra nga në pjesën veriore të zonës turistike popullore.

Wyatt  tha në një stacioni televiziv lokal se kishte rënë duke u munduar të largohej nga rruga në mënyrë që njerëzit të mund të bënin fotografi.

Dhjetra punonjës të urgjencës u përfshinë në shpëtim, ndërsa i mituri përfundoi me nëntë brinjë të thyera, dorën e thyer dhe shembje në mushkëri. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ BBC

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme