I riu shqiptar që po “sundon” Londrën në teknologjinë digjitale

Për të riun shqiptar Hudi Shehu, tashmë një sipërmarrës në Londër nuk ka qenë problem mosha për të nisur një karrierë.
I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” Shehu tregon se fillimisht është parë me skepticizëm nga bashkëpunuesit për shkak të moshës, por që më vonë u kthye në benefit për të.
“Jam një shef i mirë. Fillimi ka qenë shumë i vështirë edhe për shkak të moshës sepse shumë njerëz kanë dyshime. Mendoj se ja kam dalë duke treguar më së miri atë që unë di të bëj. Sot më është kthyer në benefit pasi edhe ajo lidhja me moshën, i bën të më dëgjojnë, sot e kam plus pjesën moshën, por fillimi i vështirë si për partnerët edhe për klientët pasi mendonin si ka mundësi një 20 –vjeçar që ta marrim seriozisht.
Koncepti im për biznesin ka qenë kontakti me kompani të tjera që të kemi një bashkëpunim.
Me skuadrën jam shumë korrekt, dhe jemi munduar të planifikojmë në mënyrë efikase që puna mos të ngelë, ku secili bën atë që di mirë të bëjë”, u shpreh Shehu.
Për Shehun askush nuk duhet të paragjykohet nga mosha, pasi me shumë rëndësi është eksperienca që zotëron.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




