I shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal, kapet 38-vjeçari nga Kukësi

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia ka vendosur në pranga një 38-vjeçar nga Kukësi i cili ishte shpallur në kërkim për si pjesë e grupit të strukturuar kriminal si dhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.

38-vjeçari është vendosur në pranga pasi gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 12”, lokalizoi në Tiranë, lokalizoi shtetasin e shpallur në kërkim A. C. (D.), i lindur në Kukës.

“Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.07.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme