I vodhën me dhunë portofolin një shtetasi, identifikohen dy autorët e dyshuar, prangoset njëri

Aktualitet | 2 vite më parë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kryejnë këto vepra penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wallet”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi P. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. H.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.08.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, i kanë vjedhur me dhunë portolfolin me shumën 1170 euro, një 39-vjeçari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme