I vunë flakën karrigeve, Noka zbardh skenarin: Kërkojmë qeveri teknike!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka duke folur për median pas seancës parlamentare, e cila u shoqërua me trazira dhe djegie karrigesh nga ana e opozitës, u shpreh se, kjo panoramë do të jetë e pranishme çdo të hënë dhe të enjte që do të ketë parlament, duke kërkuar qeveri teknike.
“Edi Rama duke sulmuar opozitën, prej 3 vitesh i ka vënë flakën Shqipërisë, për interesat e veta dhe oborrtarëve të tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin tonë të kërkuar. Kemi 3 vite që Rama na ka hapur luftë. Zgjodhi të burgosë liderin e opozitës e tani me radhë. Po kërcënon me burg liderin e PL-së. Ka burgosur Fredi Belerin e tani Salianjin. Ai zgjidhje sheh burgosjen e atyre që luftojnë për interesin publik. Ne jemi të vendosur të mos ndalojmë. Ne nuk stepemi. Ta harrojë Edi Rama që mund të likuidojë opozitën. Opozita është në ballë të aksionit, do të jetë të hënë pa ndalim kundër këtij regjimit. Ata që kërcënojnë qeverinë nuk janë të denjë ta qeverisin Shqipërinë. Shqipëria nuk e meriton këtë. Ne do t’i dalim zot këtij vendi. Çdo të hënë dhe të enjte që do të ketë parlament do të jetë kjo panoramë. Nuk ka kompromise me mafien. Pa qeveri teknike, nuk ka zgjidhje”, tha Noka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




