IAEA miraton rezolutën për të raportuar mbi Iranin në Këshillin e Sigurimit

Bordi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka miratuar rezolutën për të raportuar Iranin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të refuzimit të tij për të lejuar inspektimet e objekteve bërthamore.
Nga 35 anëtarët e bordit, 23 votuan pro rezolutës, tre kundër dhe tetë abstenuan. Rusia, Kina dhe Nigeri votuan kundër.
Misioni i Përhershëm i Iranit pranë OKB-së dënoi bordin, i cili mbikëqyr agjencinë bërthamore të OKB-së, duke e cilësuar rezolutën si “të anshme dhe politike”.
Më herët gjatë ditës, Kina, Rusia dhe Irani lëshuan një deklaratë të përbashkët kundër rezolutës, e cila u hartua nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania.
Të tre vendet i cilësuan akuzat se Irani u ka mohuar inspektorëve të IAEA-së hyrjen në objektet e tij bërthamore si “të motivuara politikisht dhe të largëta nga realiteti”.
Kina dhe Rusia janë anëtare të përhershme me të drejtë vetoje në këshill dhe mund të bllokojnë çdo rezolutë kundër Teheranit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




