Ibra, kritika nga Suedia: Kthimi i tij nuk ishte i suksesshëm

Uncategorized | 5 vite më parë

Humbja e Suedisë kundër Spanjës, e cila dënoi skandinavët që të shkojnë në play off, la gjurmë polemikash në mediat lokale. Përveç trajnerit Anderson, fajtor sipas disa gazetave që nuk i kishte marrë me mend ndryshimet (sidomos ai i Forsberg), në rrjetin informativ sportiv suedez përfundoi edhe Zlatan Ibrahimovic. Gazeta Aftonbladet, në lidhje me paraqitjen e qendërsulmuesit të Milanit në kombëtare, doli me titullin: “Rikthimi i Zlatan nuk është një histori suksesi”. Ibra, i cili u rikthye në kombëtare në nëntor pas një pauze të gjatë, ishte protagonist ndaj Spanjës, me një episodi të shëmtuar. Shtyu me dhunë mbrojtësin spanjoll Azpilicueta dhe mori një karton të verdhë që e bëri të humbiste ndeshjen e parë të play-off-it përmes skualifikimit.

“Suedia e ka vënë veten në një pozicion ku një vend i dytë pas Spanjës është zhgënjyes. Tani kanë mbetur edhe katër muaj të gjatë për t’u rishikuar”, thotë suedezi.  “Fjalët e Ibrës ishin qesharake, e vetmja gjë qesharake e mbrëmjes. Më pak ishte thrilleri i tij për atë që i bëri Azpilicuetës. Ai është 40 vjeç, në mes të jetës së tij, dhe katër muaj tani është një rrugë me shumë dredha”, komenton gazeta Aftonbladet në faqet e saj.

Gazetarja Johanna Frändén ende ngul këmbë: “Humbi ndeshjet këtë verë, zero gola në 90 minuta kundër Gjeorgjisë, kartonët e verdhë dhe skualifikimi për ndeshjen e parë të playoff-it këtë pranverë. Mund të jetë shumë herët për të qarë dështimin, por duhet. Vendimi i Zlatan për t’u rikthyer në kombëtare vitin e kaluar ka filluar të duket më pak i suksesshëm”.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme