Ibrahimaj: 2.5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Vetëm 2.5 miliardë lekë, nga 3 miliardë lekë të planifikuara në buxhet parashikohet të shpërndahen deri në fund të vitit për kompensimin e ish-pronarëve, shkruan ATSH.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha gjatë diskutimit nen për nen të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se shpërndarja e këtij fondi ka vështirësi në përthithje.
Ministrja tha se për këtë arsye edhe fondi i parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2022 do të pakësohet me 500 milionë lekë, duke shkuar në 4.5 miliardë lekë nga 5 miliardë lekë që planifikohej.
“Arsyeja pse vendosëm të prekim këtë fond, me gjithë vullnetin tonë për t’i kompensuar e kryer pagesat ka vështirësi në përthithje. Do të jetë e vështirë që fondi prej 5 miliardë lekësh të disbursohet i tëri”, deklaroi ministrja.
Ndërkohë opozita kërkoi që fondi për kompensimin e ish-pronarëve të shtohet e jo të pakësohet.
Propozimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë shqyrtohet sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave që është edhe komisioni përgjegjës, për t’u votuar të enjten në seancën plenare për miratimin nen për nen të projektbuxhetit për vitin 2022.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




