Ibrahimaj: Më shumë mbrojtje për qytetarët në blerjet online

Ekonomi | 5 vite më parë

Blerjet online do të jenë edhe më të mbrotjura kjo pasi qytetarët do të kenë të drejtë të kthejnë të kthejnë produktin brenda 14 ditëve. Ky ka qenë vendimi i Qeverisë shqiptare në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Lajmin e ka bërë me dije konferencën për shtyp pas mbledhjes, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

“Vendimi që kaluam sot ka të bëjë me tregtinë elektronike, me atë online. Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur një rritje të fluksit të kësaj kategorie dhe pas pandemisë duket se konsumatorët janë mësuar me këtë formë dhe kanë vijuar ta përdorin. Vendimi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit me disa saktësime të elementëve që duhet të kenë kontratat e këtij lloj tregtimi me qëllim që konsumatori kur blen një produkt online të jetë i mbrojtur. Ka të bëjë me saktësimin e periudhës së kthimit të mallrave që tashmë është 14 ditë. Nga dita që konsumatori merr mallin në shtëpi ka të drejtë 14 ditë që ta kthejë mbrapsht. Po ashtu ka një siguri më të lartë në shërbimet e pagesave. Me futjen e fiskalizimit faturat do të jenë të deklaruara online dhe ligji ka një specifikë të përcaktuar për shërbimet online dhe faturat online. Gjurmimi nuk bëhet vetëm përmes lëshimit të faturës, por bëhet edhe nëpërmjet transaksioneve bankare. Ka një task forcë që bën gjurmimin e subjekteve pa NIPT. Ligji për taksat dhe për tatimet i ka të parashikuara të gjithë elementet që lidhen si me tregtinë fizike dhe me atë online. Kjo VKM që kalojmë ka të bëjë me shtimin e sigurisë së konsumatorit në momentin që kryen blerje dhe transaksione online. Nuk ka të bëjë me ndryshim të taksave dhe tarifave në dhënin e këtyre shërbimeve.
Bizneset kanë tarifat e tyre dhe ne nuk mund të përcaktojmë tarifat e shërbimit të transportit. Ato taksohen për qarkullimin e tyre dhe për të gjitha transaksionet. Nëse nuk e kalojnë fashën prej 14 mln lekësh ato nuk janë subjekt i tatim fitimit. Nëse kanë qarkullim më të lartë janë subjekt i tatim fitimit”, -tha Ibrahimaj.

Një tjetër vendim i qeverisë ishte edhe ligji me anë të të cilit Shqipëria bëhet anëtare e konventës për etikvn nv turizëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme