Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Bujqësi | 8 muaj më parë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për zhvillimin e sektorit të përpunimit të mishit dhe hartimin e një programi mbështetjeje për sipërmarrjen shqiptare.

Takimi u fokusua në përgatitjen e bizneseve për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke analizuar standardet që kërkon tregu i BE-së dhe masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar prodhuesit vendas.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin me sektorin privat.

“Ky është një moment kyç për të bashkëpunuar më ngushtë me biznesin, në mënyrë që sektori prodhues shqiptar të përgatitet për mundësitë që sjell integrimi në Bashkimin Europian,” deklaroi ajo.

Në të njëjtën kohë, Ibrahimaj njoftoi se po punohet për një projektligj të ri “Për produktet Made in Albania”, i cili synon promovimin e prodhimit vendas dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në treg.

 “Diskutuam me përfaqësues të sektorit të përpunimit të mishit për programimin e sektorëve të prodhimit në Shqipëri. Këto tryeza janë pjesë e punës për hartimin e një programi mbështetjeje për sipërmarrjen shqiptare në procesin e integrimit europian, duke identifikuar standardet që kërkon tregu i BE-së dhe masat që duhen ndërmarrë për të mbështetur bizneset. Në të njëjtën kohë, po punojmë për një projektligj për produktet ‘Made in Albania’, që synon të promovojë prodhimin vendas dhe të forcojë pozicionin e produkteve shqiptare në treg. Ky është një moment i rëndësishëm për të bashkëpunuar më ngushtë me biznesin, në mënyrë që sektori prodhues shqiptar të përgatitet sa më mirë për mundësitë që sjell integrimi në Bashkimin Europian.”-shkruan ministrja në reagimin e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme