Identifikohet viktima e sulmit në Kansas gjatë festimeve të Super

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Parada e triumfit tëëarritur në Las Vegas ka qenë e hidhur për qytetin e Kansasit. Dy autorët e ngjarjes, të cilët kanë qëlluar më armë në drejtim të turmës, janë ndaluar nga disa tifozë kurajozë të ekipit të Kansasit.

Deri më tani është mësuar se për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Kansasit, Lisa Lopez-Galvan. 44-vjeccarja, nëna e dy fëmijëve, e cila punonte si “DJ” në një pub të qytetit ka ndërruar jetë në spital pas një ndërhyrje kirurgjikale në bark.

Në paradën që ishte organizuar për triumfin e katërt në Super Bowl të ekipit të Chiefs ishin të pranishëm mbi një milionë tifozë. Dy perosnat, të cilët qëlluan mbi turmën, kanë plagosur 21 tifozë. Plot 9 prej tyre ishin fëmijë.

Skuadra e Kansasit doli me një deklaratë për mediet ku bëri i me dije komunitetit se i gjendej pranë në këtë tragjedi. Gjithashtu organizata informoi se asnjëri prej lojtarëve dhe stafit drejtues nuk ishte ishte plagosur nga të shtënat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme