Ikën edhe komunisti i fundit nga parlamenti i Çekisë

Botë | 5 vite më parë

Kur 200 deputetët e sapozgjedhur të Republikës Çeke u mblodhën për seancën inauguruese të parlamentit të ri të hënën, për herë të parë pas 76 vitesh nuk kishte asnjë anëtar të partisë komuniste në sallë.

Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë (KSCM), pasardhësja e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste totalitare të Çekosllovakisë, është larguar nga dhoma e ulët e parlamentit, çek pasi nuk arriti të fitojë asnjë vend në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Largimi përfundimtar i komunistëve nga nivelet më të larta të politikës çeke shënon një moment jashtëzakonisht simbolik për shumë të mbijetuar të regjimit totalitar, veçanërisht pasi qeveria në largim e kryeministrit Andrej Babis shkeli një tabu të kahershme dhe u mbështet në votat e komunistëve në parlament për të siguruar një shumicë në 2018, duke u dhënë atyre akses indirekt në pushtet.

Ndërsa partia është përpjekur të riemërohet si një grup modern dhe demokratik i majtë në vitet e fundit, ajo kurrë nuk e hoqi plotësisht lidhjen e saj me aktet e paraardhësit të saj totalitar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme