Ilda Lelo, kampione e Botës

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Ilda Lelo është shpallur Kampione e Botës në kikboks në peshën deri në 62.5 kilogram. Ky titull është mbrojtur nga sportistja shqiptare të dielën në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë, ndërsa ka mposhtur në pesë raunde kundërshtaren nga Turqia, Tugba Gil Bozkia. Në Vlorë, atje ku nuk kanë munguar sportdashëshit e shumtë, janë zhvilluar ndeshje kikboksi në pesha të ndryshme, ndërsa kryetakimi i mbrëmjes ishte dueli mes Lelos e Bozkias

Emocionet kanë qenë të mëdha dhe nga ndeshjet e Edi Shehas dhe Gjyzeljano Jakupit, arritja e Ilda Lelos, kampione e Botës në kikboks.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme