Ilir Meta: Koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se ka ardhur koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri. Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto nga Tirana e 1980-ës dhe ajo e 2021, teksa vihen re ndryshimet që ka pësuar ndër vite në ndërtime.
“Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri”, shkruan Meta. Ky i fundit mblodhi më 10 gusht strukturat e Tiranës ku akuzoi kryeministrin Rama se ka qenë nismëtar i betonizimit të kryeqytetit.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




