Imami në Kuvendin Kombëtar: Ajo që ndodhi në partinë tonë, ishte krizë e përfaqësimit

Një nga figurat më të njohura të së djathtës, Arben Imami, teksa ka folur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka bërë thirrje që të ecet përpara dhe duhet që të vlerësohet vota.
Ai u shpreh se PD pati një krizë përfaqësimi, kur ish-kryetari në shkelje të statutit, sipas tij, bëri spastrimin e partisë në të gjitha nivelet.
Imami i ka cilësuar si turp zgjedhjet për kryetarin e partisë më 2017 dhe 2021, duke hedhur akuza të forta për manipulim të tyre.
“Kjo është një hapje atipike, jo e zakonshme, megjithatë unë do vazhdoj si të jetë një Kongres normal partie. Do përqendrohem në dy probleme vendimtare për të ardhmen e partisë. Pjesëmarrja në vendimmarrje dhe përfaqësimi dhe së dyti pse konservatorizmi. Ngjarjet e fundit janë dëshmi se demokracia në parti mund të funksionojë, se anëtari i partisë është themeli i partisë. Votimi i kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale garantuan mbështetjen e gjerë në zgjedhje të tyre.
Liria është e drejtë për pjesëmarrje në proceset politike, për t’u dëgjuar, për të qenë vendimmarrës, brenda një kuadri të caktuar rregullash.
Kriza e përfaqësimit në demokracitë perëndimore është problemi politik. Një grusht njerëz kanë pushtuar institucionet qendrore dhe vendosin për grabitje ne organizuar të pronës publike dhe private, debilizimin e institucioneve. Në nivelin e komuniteteve lokale nuk ka më përfaqësim. Goditja e parë e komunistëve, ishte qeverisja lokale.
Ajo që ndodhi në partinë tonë, ishte krizë e përfaqësimit, ish-kryetari në shkelje të statutit bënë spastrimin e partisë në të gjitha nivelet. Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara, të flasifikuara për kryetarin e partisë më 2017 dhe 2021 pas dështimeve të turpshme, ishin një turp. Asnjë qëllim i mirë, sado fisnik, nuk e justifikon kurrë shkeljen e parimit të votës. Cili ishte roli i anëtarit, inekzistent.”, -tha Imami.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




