Imzot Joani drejton Meshën Hyjnore në Ditën e Bekimit të Ujrave, në Katedralen e Apostull Pavlit dhe Shën Astit, Durrës

Aktualitet | 10 muaj më parë

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joani, drejtoi Meshën Hyjnore në Katedralen e Apostull Pavlit dhe Shën Astit në Durrës, në kremtimin e një prej festave më të mëdha të Kishës Orthodhokse – Theofanisë (Epifanisë), e njohur ndryshe si Dita e Pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan dhe Bekimi i Ujrave.

Qindra besimtarë morën pjesë në këtë ceremoni madhështore, duke dëshmuar besimin dhe traditën e gjallë të komunitetit orthodhoks.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë herë ceremonia e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik u anulua për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme dhe reshjet e dendura të shiut e bënë të pamundur realizimin e tij, duke e zhvendosur vëmendjen tek Bekimi i Ujit brenda katedrales.

Dita e Theofanisë është një nga festat më të rëndësishme të vitit në Kishën Orthodhokse. Ajo shënon fillimin e Misionit Hyjnor të Krishtit mbi tokë dhe praninë e qartë të Trinisë së Shenjtë – Perëndisë Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme