Inaugurohet “Shtëpia Ryerson”, Ministria e Jashtme: Shqipëria sot aleate serioze dhe e denjë e SHBA!

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, kanë inauguruar rezidencën e ambasadorit amerikan me emrin “Shtëpia Ryerson”, në nderim të ambasadorit të parë amerikan në Tiranë, Uilliam Rajerson. Në pritjen e organizuar me rastin e 30-vjetorit të hapjes së ambasadës së parë amerikane në Tiranë, Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë treguar në çdo moment kyç të historisë së Shqipërisë.
Xhaçka nënvizoi se Shqipëria sot është krenare që është një aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve, duke e cilësur këtë të fundit si një partner strategjik të pazëvendësueshëm.
“Mirënjohëse për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo moment kyç të historisë sonë. Krenare që sot Shqipëria është një aleate serioze dhe e denjë, në krah të këtij partneri strategjik të pazëvendësueshëm me të cilin na bashkojnë vlerat dhe lidhjet e pafundme njerëzore mes popujve tanë”, tha Ministrja Xhaçka në fjalën e saj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




