Inceneratorët, Belind Këlliçi: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, SPAK të nisë hetimet

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka dalë në një deklaraë për media për aferën e ineneratorëve dhe çiftin e të moshuarve në pronësi të të cilëve rezultojnë kompani miliona euro. Këlliçi ka deklaruar se e moshuara Haxhire Gurakuqi nuk kishte dijeni dhe se firma i është marrë në azil nga dy prokurorë ‘fake’. Në këtë kuadër, Këlliçi i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë aferën qinda miliona euro.

“Haxhire Gurakuqi është një shqiptare e moshuar e cila jeton në azil. Ajo priste që Edi Rama dhe Arben Ahmetaj t’i ndërtonin shtëpinë e shembur nga tërmeti. Për mafian e inceneratorëve nuk dinte gjë, pasi nuk i ndiqte lajmet. Deri ditën kur mafia vetë mbërriti edhe në azilin e saj, dhe zonja Gurakuqi u bë vetë lajmi. Dy prokurorë ‘fake’ shkojnë dhe i marrin firmën për ‘t’i zhbllokuar’, duke e gënjyer, lekët e pensionit. Letrat e firmosura prej saj janë, në fakt, janë leja që ata të përdorin llogarinë bankare të së moshuarës dhe të qarkullojnë 30 milionë eurot e inceneratorëve të ‘biznesmenëve fake’ Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, dhe Klodian Zoto. ‘Fake’ sepse, pas tyre qëndrojnë Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj dhe vetë Rama. Partia Demokratike përçmon me neveri mashtrimin e një të moshuare, të braktisur në azil nga inkompetenca e pushtetit, dhe dënon me forcë vjedhjen e radhës në serialin “mafia e inceneratorëve’. Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe dhe të mos merret më me bishtat. Deklarata e këtij institucioni, pas skandalit të fundit, se është duke ndjekur paratë, kur hetimet kanë filluar prej 1 viti, nuk është aspak serioze”, tha ai.

Këlliçi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 7 korrikut.

“Partia Demokratike kërkon sot dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Partia Demokratike i bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në mbrojtje të dinjiteti të tyre dhe të Shqipërisë. Duhet menjëherë ndalur marshimi mbi shpinat e shqiptarëve i bandës në pushtet.  Pasi çon 500 mijë shqiptarë në azilet e botës në 9 vjet qeverisje, ordinerët e tij u shkojnë atyre që kanë mbetur, deri në azilet e pleqve, dhe u marrin kacidhet e shpenzimeve funerale. Ju rikujtojmë shprehjen famëkeqe të Edi Ramës se “Nuk keni parë asgjë, akoma!”. Pas Haxhire Gurakuqit nuk ka mbetur më asgjë për të parë. Hiq dorëheqjen e Edi Ramës dhe fundin e qeverisë më të korruptuar në historinë e Europës. Ndaj, të nderuar qytetarë, bashkohuni me shoqërinë civile dhe Partinë Demokratike më 7 korrik! Për një Shqipëri në rrezik. Për një Shqipëri që kalon nga duart e hajdutëve në të shqiptarëve”, deklaroi Këlliçi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme