Incident i ri në Suez, anija bllokoi kanalin për orë të tëra

Botë | 5 vite më parë

Një incident i ri ka ndodhur në Kanalin e Suezit, ku një anije me flamur panamez bllokoi kalimin për disa orë. Kjo u njoftua nga Al Arabiya, duke cituar burime lokale sipas të cilave trafiku rifilloi pas disa orësh.

Anija Coral Crystal, 225 metra e gjatë dhe 32 metra e gjerë, gjatë rrugës për në Sudan ngeci në rërë, duke bërë që të vonohej kalimi i të paktën katër anijeve të tjera.

Ky është një episod i ri i rëndësishëm në Kanalin e Suezit, i cili lidh Detin e Kuq me Mesdheun, pas rastit të anijes me kontejnerë Ever Given, e cila marsin e kaluar u bllokua për disa ditë, duke shkaktuar një mbingarkesë të 422 anijeve./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme