Indonezi, shpërthen vullkani, 13 viktima

Numri i të vdekurve nga një shpërthim i papritur dhe spektakolar i malit Semeru të Indonezisë është rritur në 13, thanë zyrtarët të dielën, ndërsa grupet e shpëtimit kërkuan për të mbijetuar në shumë fshatra të mbuluara me hirin e shkrirë të vullkanit. Shpërthimi i malit më të madh të Java-s i kapi vendasit në befasi të shtunën, ndërsa mijëra vetë u evakuan për të shpëtuar nga llava e vullkanit, ndërsa, qindra familje u vendosën në strehimore të improvizuara. Shpërthimi I vullkanit, la të paktën 11 fshatra të rrethit Lumajang në provincën Java Lindore të mbuluara me hi vullkanik, duke zhytur shtëpi dhe automjete, duke mbytur bagëtitë dhe duke lënë të paktën 900 persona të evakuuar që kërkonin strehim në xhami, shkolla dhe apo mabjente të tjera të fshatrave. Grupet e shpëtimit nxorrën dhjetë persona gjallë. Të paktën 57 persona u plagosën nga shpërthimi, duke përfshirë 41 të djegur. Fshati Lumajang ishte i mbuluar me një shtresë të trashë llave të ftohtë dhe hirit. Banorët e një duzinë fshatrash të tjerë duhej të kalonin natën në strehimore dhe xhami. Shpërthimi i fundit i madh i Semeru ishte në dhjetor 2020. Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin Brez të Zjarrit të Paqësorit, ku takimi i pllakave kontinentale shkakton aktivitet të fortë sizmik. Në fund të vitit 2018, një vullkan në ngushticën midis ishujve Java dhe Sumatra shpërtheu, duke shkaktuar një rrëshqitje nënujore dhe cunami që vrau më shumë se 400 njerëz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




