Industria e makinerivë në Kinë raporton rritje dyshifrore në janar-gusht

Të ardhurat e kombinuara operative të kompanive në sektor erdhën në 16.49 trilionë juanë (rreth 2.55 trilionë dollarë amerikanë) nga janari deri në gusht, duke u rritur 21.5 për qind nga viti në vit, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe, fitimet totale të kompanive u rritën 16.4 për qind nga një vit më parë në 980 miliardë juanë.
Në janar-gusht vlera e shtuar e industrisë së makinerisë në Kinë u rrit 16.2 për qind në bazë vjetore, 3.1 pikë përqindje më e lartë se rritja e përgjithshme e sektorit industrial të Kinës.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




