Infantino tallet keq me Italinë: Ndoshta kualifikohet po ta bëjmë me 64 skuadra, ose 208!

Presidenti i FIFA-s ka bërë ironi me kombëtaren ‘axurre’ pas mungesës së radhës në eventin më të rëndësishëm futbollistik.
Gianni Infantino, president i FIFA-s, është tallur keq me Italinë në një intervistë për “CazéTV”, duke u shprehur se organizmi që ai drejton po sheh mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës në 64 ose 208 skuadra, kështu mund të lehtësohet kualifikimi i Italisë, pas 3 mungesash radhazi.
“Së pari duhet të shohim si do të shkojë kjo Kupë Bote me 48 kombëtare. Është një event shumë i madh. Kemi diskutuar për një Botëror me 64 kombëtare, me një përfshirje edhe më të madhe në gjithë botën.
Është diskutuar në Këshillin e FIFA-s, por tani ta shijojmë këtë edicion me 48 skuadra. Ndoshta Italia kualifikohet me 64 kombëtare. Kush e di, ndoshta e bëjmë me 208…” – tha Infantino, qartësisht me ironi.
Një batutë e dhimbshme për kombëtaren italiane dhe të gjithë tifozët e saj, të zhgënjyer pas mungesave në 3 edicionet e fundit të Kupës së Botës. Italia është eliminuar në Play-off nga Suedia, Maqedonia e Veriut dhe së fundi nga Bosnjë Hercegovina.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




